Të shtëna me armë mbrëmjen e djeshme në Lezhë pas një konflikti

0
827

 

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Shkënkoll të Lezhës, ku një 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia ka qëlluar në drejtim të 60-vjeçarit me iniciale P.T, fatmirësisht pa i shkaktuar lëndime.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia.

Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2  gëzhoja.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here