Unaza lindore në errësirë/ 8 vite nuk kanë mjaftuar të merret në dorëzim

0
547

 

Vazhdon ne erresire gjate nates ! 8 vite nga perfundimi i unazes lindore te qytetit te Shkodres nuk kane mjaftuar qe te zgjidhet mosmarrëveshja mes Bashkise dhe Autoritetit Rugor te Zones Veriore te Shqiperise ne qender ne Shkoder, qe kjo rruge shume e rendesishme per qytetin  te merret ne dorëzim ! Pasojat e kesaj mosmarrëveshje te stergjatur e kane lene unazen lindore te asnje përkujdesje per mirëmbajtje, pasi Bashkia dhe Autoriteti Rrugor ja lene njeri tjetrit pergjegjesine, nderkohe qe ne terrenin konkret gjendja sa vjen dhe perkeqesohet ! Ka pasur edhe demtime te rruges edhe demtime te sistemit te ndriçimit e sinjalizimit, por as qe eshte marre njeri zyrtarisht me riparimet e nevojshme. Sidomos segmenti nga shkolla “Mark Lula” dhe deri tek Varrezate Rrmajit, ku dhe jane realizuar keto filmime, eshte ne situaten me te rende sa i perket ndriçimit, edhe pse kalon permes disa lagjeve.

Mungesa e ndriçimit ne segmente te tilla mes blloqeve te banimit perben rrezik per jeten e qytetareve, pasi grithje ka qarkullim te automjeteve ! Por edhe pse dihet ky rrezik, përpjekjet qe Autoriteti Rrugor qe ti mbushin mendjen bashkise per ta marre unazen ne dorëzim, deri tani kane deshtuar ! Bashkia ka pretendime per probleme teknike qe duhen zgjidhur nga Autoriteti Rrugor si dhe per miliona leke borxhe qe i duhet paguar OSHEE-se. Pikerisht ne keto pika jane mosmarrëveshjet, nderkohe qe investimi ne fjale prej miliona Euro po degradon! /TV1-CHANNEL/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here