Në dy muaj mbi 70 vatra zjarri! Marinaj: Fatmirësisht nuk ka pasur viktima

0
682

 

Mbi 70 vatra zjarri ka pasur gjate dy muajve te fundit ne Malesi te Madhe, behet e ditur nga drejtuesit e repartit te zjarrfikëseve. N 4 raste zjarret kane demtuar edhe shtepi banimi, ku me i fundit ishte mbreme ne Boriç ku nje shtepi i perfshi nga flaket. Sipas kryetarit  te Bashkise, Tonin Marinaj, eshte shume e rendesishme qe nuk ka pasur viktima ne njerëz. Sa i perket demeve materiale, kane qene me te pakta perfshi edhe pyjet, per shkak se eshte fuqizuar teknikisht reparti i zjarrfikëseve dhe ka arritur ne kohen me te shpejte ti izoloje vatrat e zjarrit:

Marinaj nuk beson se zjarrveniet kane qene te qellimeshme, ai nuk e perjashton kete, por thekson se duhet analizuar me kujdes rast pas rasti pasi nese flitet per zjarrvenie te qellimeshme, athere me pare per kete duhen provat e nevojshme:

Kryetari i Bashkise se Malesise se Madhe,Tonin Marinaj, thote se situata e krijuar nga temperaturat e larta dhe rreziku per zjarre, përballohet duke kontribuar edhe komuniteti. Ne radhe te pare duke u treguar te vemendshem per te mos shkaktuar zjarre dhe e dyta, duke ndihmuar zjarrfikësit per te izoluar ne kohen me te shpejte vatrat e mundshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here