Arrestohen korrierët e ekstazisë, në pranga 1 shqiptar dhe 1 italian

0
808

 

Komanda Provinciale  Guardia di Finanza e Udines, ka arrestuar dy korrierë të drogës ekstazi, shqiptarin P.A 24 vjeç e italianin V.L 30 vjeç.

Ata janë banorë të komunës në Manzano në provincën e Udines e shtetasi shqiptar P.A, ka precedent penal për drogë.

Gjatë arrestimit e kontrollit në banesa, u sekuestruan 254 gramë ekstazi pluhur e 406 doza ekstazi të gatshme për t’u tregtuar.

Ndaj dy korrierëve të drogës është lëshuar urdhri i ndalimit në burgun e Udines e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here