Dogana Shqiptare, thirrje udhëtarëve: Deklaroni paratë në pikat kufitare

0
1619

 

Dogana Shqiptare ka bërë thirrje sot për deklarimin e parave në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë, në një moment kur fluksi i hyrje –daljeve nga emigrantët dhe turistët është në pikun e tij. Dogana ka qartësuar shumën nga e cila duhet të fillojë deklarimi i vlerave monetare.

Dogana Shqiptare lëshoi një deklaratë me titull “Thirrje për deklarimin e parave në kufi”: “Shtimi i fluksit të hyrje-daljeve në pikat kufitare ka rritur dhe angazhimin e strukturave doganore në këto pika, sidomos në kontrollin për deklarimin e parave cash.

Administrata Doganore Shqiptare ju bën thirrje të gjithë udhëtarëve që hyjnë apo dalin nga vendi ynë, se kanë detyrimin ligjor për deklarimin e vlerave monetare në Pikat e Kalimit Kufitar.

Bazuar në ndryshimet e ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, i ndryshuar, Administrata Doganore ju bën me dije, se të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.

Deklarimi kryhet pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje.

Për më shumë ndiqni linkun: http://www.dogana.gov.al/c/174/195/deklarimi-i-parave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here