Hapja e pikes kufitare doganore te Grabomit pak dite me pare, duhet te pasohet edhe me hapjen e pikes tjeter ne Qafe te Vranites , qe lidhe krahinen e Plave Gucise me Tropoje ! Kerkesat per dy qeverite, te Podgoricese dhe Tiranes, perseritet nga Nenkryetari i Keshillit Nacional te Shqiptareve ne Malin e Zi, Iber Hoti. Ai thote se sot per te shkuar ne Tropoje nga Plava e Gucia duhen bere mbi 4 ore rruge nga Peja, nderkohe qe me hapjen e pikes se Vranites e gjithe kjo rruge behet per 40 minuta deri ne 1 ore:
Hoti thote se Qeveria e Tiranes duhet ti kerkoje me shume Podgorices per trevat shqiptare te Plave – Gucise, pasi akoma jane te lena pas dore:
Lidhja e me rruge e trekendshit Plave Guci – Tropoje – Deçan, ben qe te marre nje hov te shpejte zhvillimi ne Alpe dhe ti kthehet e gjitha kjo zone lidhjeve historike me Shkodren:
Politikanet e Shqiperise jane te mirëpritur ne Plave – Guci, por jo vetem te takojne grupacione politike:
Komuna e Plaves ka mbi 9000 mije banore, nga te cilet te regjistruar me kombesi shqiptare jo me shume se 10 %. Kjo eshte nder trevat shqiptare qe e ka vuajtur maksimalisht asimilimin dhe shpopullimin, prej me shume se 140 viteve histori.