Wednesday, July 17, 2024
Home Aktualitet Manastirliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në...

Manastirliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në Shqipëri…

0
714

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka treguar numrin total të vaksinimeve të kryera deri më tani në Shqipëri.

Me anë të një fotoje të postuar në “Twitter”, Manastirliu njofton se ditën e sotme, janë kryer gjithsej 8.631 vaksinime, ndërsa në total ky numër, që prej fillimit të fushatës “Shqipëria Buzëqesh” është 1.238.036.

Kujtojmë se në Shqipëri janë duke u përdorur 4 lloje vaksinash, Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac, ndërsa muaji gusht është cilësuar si muaj i hapur vaksinimi. Pra cilido qytetar, mjafton të paraqitet me një kartë identiteti në stendat e vaksinimit dhe mund të marrë dozat e nevojshme.

Ministrja gjatë daljeve të saj publike, sistematikisht ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë ditët e hapura, në mënyrë që të jenë më të mbrojtur nga muajt e vjeshtës, që pritet të kenë dhe një numër të shtuar infektimesh, për shkak dhe të përhapjes së variantit Delta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here