Radhë kilometrike automjetesh është krijuar ditën e sotme në doganën e Morinës për shkak se një numër i madh turistësh kosovarë kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.
Ky fluks i madh udhëtarësh vjen në një kohë kur jemi në pikun e pushimeve verore, dhe numri i turistëve nga Kosova që zgjedhin Shqipërinë për t’u relaksuar është si gjithmonë i madh.