Në Rinas mbërrijnë 56 mijë vaksina Pfizer, Rama thirrje qytetarëve: Vaksinohuni sa më parë

0
686

 

Në Rinas këtë mbrëmje mbërriti ngarkesa e radhës me vaksina anti-covid. Kryeministri Edi Rama teksa tha se janë mbi 56 mijë vaksina Pfizer që erdhën në Rinas, zbuloi edhe se në total numri i vaksinave të ardhura është mbi 1.7 milion. Po ashtu për qytetarët ka një mesazh. ”Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit”.

Postimi i plotë

Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave anti-covid, duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.

Mbroni shëndetin dhe jetën.

***1,248,205 vaksinime të kryera deri tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here