Linja hekurudhore rrezik për aksidente, 14 pika kalimi në M.Madhe pa masa sigurie 

0
559

 

Ndonese eshte tratuar disa here ne media rrezikshmëria trenit te mallrave ne pikat ku linja hekurudhore kalon mbi rruget automobilistike, faktikisht kjo nuk ka perbere shqetesim per drejtuesit e stacionit hekurudhor te mallrave ne rajonin e Shkodres ! Vraka ku u bene kete filmime, eshte njera nder pikat me te rrezikshme per aksidente, pasi fushëpamja e qarkullimit te trenit eshte e zene, nuk ka asnje pengese paraprake per te bllokuar qarkullimin e automjeteve. Ne keto kushte rreziku per aksidente eshte prezente ne çdo moment:

Nga Shkodra dhe deri ne Hanin e Hotit, pergjate linjes hekurudhore ka 14 pika ku linja hekurudhore kalon mbi rruget automobilistike qe lidhin fshatrat me aksin kryesor rrugor. Por ne asnjeren nga keto pika prej mbi 20 viteve qe nuk ka as roje, as sinjalizues te kalimit te trenit dhe as trare bllokues te qarkullimit te automjeteve per te parandaluar aksidentet ! Ndonse banoret e ketë fshatrave kane kerkuar disa here qe te merren masat e duhur per sigurine e linjes hekurudhore, deri sot edhe per kete problem zeri i tyre ka rene ne veshe te shurdher.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here