Mungesa e ujit te pijshem ne kete periudhe me temperatura te larta, eshte dramatike ! Po jo pak fshatra te zones se Nenshkodres po e vuajn mungesen e ujit te pijshem ne kete situate , duke filluar nga Berdica e deri ne Dajç. Shpetimi i tyre konsiderohet nje çesme ne ane te rruges se Berdices, ku gjene duke mbushur uje edhe banore nga Torovica e Lezhes, qe detyrohen te udhetojne vajtje – ardhjes se paku 40 kilometer:
Periudha e veres nxjerr me mire ne sipërfaqe mangesite e medha qe kane rrjetet e ujesjellesave ne fshatra. Kur ato nuk jane ne gjendje te furnizojne me uje te pijshem ne stinen e veres, atehere nuk mund te merret ne konsiderate ekzistenca e tyre ! Ka disa vite qe flitet per nje aksion kombëtar per zgjidhjen e problemit te furnizimit me uje te pijshem, por ne terrenin konket pak levizet. Fakti qe vetem Dajçi si njesi administrative nuk ka ujesjelles qe ne vitin 2010 pasi ju demtua nga permbytjet dhe nuk eshte nderhyre deri sot, tregon sa pak vemendje i kushtohet ketij problemi jetik.