OBSH teston tre ilaçe të reja kundër Covid-19

0
759

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërmerr një nismë të re kundër covid  me synim uljen e rrezikut te vdekjes se pacienteve.

Ekspertët ndërkombëtarë kanë vendosur të kryejnë testime me tre ilaçe që përdoren në kurimin e sëmundjeve të tjera. Provat do të përfshijnë 52 vende të botës Ilaçet janë anti-inflamatore, përkatësisht: artesunate, imatinib dhe infliximab.

Artesunate përdoret për malarien e rëndë, imatinib për disa lloje të kancerit. Ndërsa  infliximab shërben për kurmin e sëmundjeve që kanë të bëjnë me sistemin imunitar, infeksionet  ne zorrë apo artritin.

OBSH ka konstatuar se prova për artesunatet do zgjasë për 7 ditë, imatinib për 14 ditë, ndërsa infliximab I prodhuar nga Johnson and Johnson do të administrohet si një dozë e vetme.

Gjetja e terapive më efektive për pacientët COVID mbetet një nevojë kritike,” ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Deri tani për pacientet covid janë rekomanduar një seri ilaçesh .

Qeveritë kanë zbatuar rregullat e OBSH-së dhe më së shumti në perëndim është përdorur: remdesivir, apo hidroksilklorinë, të cilat kishin pak efekt në ndihmën e pacientëve. Deri më tani, vetëm kortikosteroidet janë cilësuar si më efektivet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here