Manastirliu: Mbi 100 mijë vaksina të kryera në ditët e para të gushtit

0
444

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot qendrën verore në Drimadhes, në Dhërmi, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike.

Nga qendra shëndetësore në Dhërmi, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se më shumë se 60% e popullatës së rrezikuar mbi 50 vjeç tashmë është vaksinuar, teksa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të vaksinohen sa më parë gjatë këtij muaji të hapur.

“Në Shqipëri kemi 1.8 million doza të mbërritura të vaksinave të ndryshme të cilat janë efektive, ndaj dua të ftoj qytetarët të shfyrtëzojnë muajin gusht, ku tashmë vaksinimi +18 vjeç po vijon dhe vetëm në 13 ditët e para janë më shumë se 100.000 vaksinime të kryera”, deklaroi Manastirliu.

Rreth 130 mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore ofrojnë shërbim 24/7 për emergjencat në 29 pika turistike nga veriu në jug. Shërbimi është i përforcuar edhe me autoambulancat e vendosura në postacione fikse përgjatë vijës bregdetare, për një përgjigje sa më të shpejtë për emergjencat mjekësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here