E konfirmon MEPJ, një shqiptare e bllokuar në Kabul, po punohet prej 24 orësh për shpëtimin e saj

0
870

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konfirmon se në Afganistan ndodhet edhe një shqiptare. E kontaktuar nga “BalkanWeb”, MEPJ thekson se shqiptarja punon prej vitesh në Afganistan për llogari të OJF ndërkombëtare.

Ministria njofton se informacionin për shqiptaren e ka marrë pak orë më parë, pasi vajza nuk kishte deklaruar më parë pranë autoriteteve shqiptare që ishte në Afganistan.

Ajo ka dhënë alarmin nga Kabuli, pasi situata në Afganistan u tensionua dhe vendi ra në duart e talebanëve. Siç thekson Ministria e Jashtme, prej 24 orësh amerikanët po punojnë për të nxjerrë shqiptaren nga Afganistani.

@BalkanWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here