Strehimi i afganëve, SHBA përshëndet vendimin e Shqipërisë dhe Kosovës, DASH: Komuniteti ndërkombëtar gati të ndihmojë

0
2040

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lavdëruar Shqipërinë e Kosovën për vendimin për të pranuar strehimin e afganëve.

DASH në një deklaratë zyrtare siguron se komuniteti ndërkombëtar është gati të ndihmojë. Sipas autoritetit të lartë amerikan, populli afgan meriton të jetojë i sigurtë.

”Populli afgan meriton të jetojë në siguri, dinjitet dhe i qetë. Ne në bashkësinë ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata.”- shkruan DASH.

Ditën e djeshme ishte ish-Sekretarja e Shtetit, Madaleine Albright bashkë me Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit të SHBA që mirëpritën vendimin e Shqipërisë për afganët.

 

 

Nga ana tjetër në Shqipëri kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha kanë qenë ‘pro’ teksa vendimin e ka përshëndetur edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here