Shëngjin/ Përplaset nga makina teksa po kalonte rrugën, në gjendje të rëndë fëmija 4 vjeç

0
669

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, 18 gusht në qendër të qytetit të Shëngjinit.

Sipas informacioneve makina ka përplasur një fëmijë që po kalonte rrugën.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës. Mësohet se fëmija është rreth 4 vjeç dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here