Ministrja Kushi jep njoftimin e rëndësishëm: Kemi vendosur të shtyjmë nisjen e vitit shkollor 2021-2022

0
1137

Ministra e Arsimit, Evis Kushi në një deklaratë për mediet ka dhënë detaje në lidhje me nisjen e procesit të ri mësimor.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021,” informoi Kushi.

“Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here