Pasaportat, aplikimi edhe te shtunen ! Zyrat jane hapur, ne pritje te qytetareve deri sa te bjere fluksi

0
518

Zyrat e aplikimit per karta identitetit dhe pasaporta ne Shkoder jane hapur edhe diten e shtune ! Ndonese kjo eshte njoftuar para disa ditesh nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile, duke se jo pak qytetare nuk kane dijeni per kete informacion ! Ndryshe nuk ka si si te arsyetohet qe diten e shtune zyrat perkatese ne Shkoder, ndonëse ishin hapur, nuk kishin thuajse fare pune !

E theksojme kete pasi ditet e tjera ne pritje pas ketyre zyrave ka qytetare te shumte ne pritje nga oret e para te mengjezit dhe deri pasdreke, per te aplikuar.  Dhe kryesisht keta jane emigrante, te cilet ardhjen per pushime, e shfrytezojne edhe per te rinovuar kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike ! Nisur pikerisht nga ky fluks, Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile, vendosi qe zyrat e aplikimit te jene te hapur edhe ditet e shtuna, ne menyre qe te vazhdojne e presin qytetaret qe duan te aplikojne per karta dhe pasaporta.

Por pas zyrave ne Shkoder, çuditërisht kete shtune kishte qetesi, nderkohe qe personeli ishte ne pritje te qytetareve te interesuar ! Kjo qetesi na nxiti edhe per kete kronike, si kujtese per qytetaret e ne veçanti emigrantet qe sipas mundësive te paraqiten edhe ditet e shtuna prane zyrave te aplikimit per karta dhe pasaporta, pasi ato jane hapur ne pritje te tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here