Italia dhuron vaksina për shqiptarët, 15 mijë doza do u shpërndahen vendeve të varfra brenda vitit

0
537

Italia do të dhurojë të paktën 15 milionë vaksina për vendet e varfra gjatë vitit 2021. Në listë përfshihet edhe Shqipëria dhe Kosova.

Italia do të jetë një nga vendet që gjatë këtij viti do të dhurojë vaksina anti-Covid për Shqipërinë e Kosovën, e deri më tani ka kontribuar me mbi 385 milionë euro në programin “Covax Facity” me impenjimin për të ndihmuar në shpërndarje e barabartë të dozave të vakisnës për vendet në nevojë.

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, gjatë fjalës së tij i ftuar në Konferencën “Miqësia mes popujve” deklaroi se ” Italia do të dhurojw 15 milionë doza vaksinë për vendet e varfra brenda vitit 2021 e gjatë javëve të fundit ka lehtësuar dhurimet e dozave në favor të vendeve në nevojë për vaksinë si Shqipëria, Kosova, Libia, Yemen e Indonezia.”

Italia, u shpreh kreu i diplomacisë italiane, ka kontribuar në shpërndarjen në mënyrë të barabartë të dozave të vaksinës përmes programit “Covax Facility” me mbi 385 milionë euro e ka vetëdijen se mungesa e përballimit të vaksinimit të gjerë e të sinkronizuar mes zonave të ndryshme të planetit, rrezikon që virusi do të vazhdoj të transformohet e rreziku mbetet mjaft i lartë.

Italia deri më tani ka kryer mbi 75 milionë doza vaksina anti-Covid. Janë vaksinuar me të dyja dozat mbi 67 % e popullsisë mbi 12 vjeç.

Objektivi i autoriteteve italiane është që brenda datës 15 shtator të vaksinohen rreth 80 % e popullsisë rezidente.

Në rast të kundërt, u shpreh pak orë më parë, Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë, Pierpaolo Sileri, do të marrim në vlerësim format e vaksinimit të detyruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here