Tragjedi në familjen shqiptare në Torino, ndërtesa shembet nga shpërthimi i gazit, vdes 4 vjeçari, plagoset e ëma dhe 2 të tjerë

0
1816

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Torino, ku shtëpia e tyre u shemb në tokë si pasojë e një shpërthimi gazi.

Shpërthimi ka rezltuar fatal për vogëlushin 4 vjeçar të familjes, Aron. Nëna, tridhjetë e katër vjeçe, u nxor nga rrënojat dhe u transportua në spital.

Babai, 40-vjeçar, i cili mbërriti pak më vonë, u transportua gjithashtu në spital në gjendje shoku.

Mediat italiane thonë se tre persona, përfshirë gruan, janë plagosur, dy në gjendje të rëndë.

Gjithçka ndodhi para orës 9 të mëngjesit. Ndërtesa ku ndodhi shpërthimi ishte një strukturë dykatëshe me gjashtë apartamente ku jetojnë kryesisht familje me origjinë shqiptare dhe rumune, nga të cilat vetëm një pjesë ka mbetur në këmbë.

Gruaja shqiptare u nxor pas një ore nga rrënojat

Katër persona, përfshirë edhe Aronin e vogël që vdiq, janë personat e përfshirë në kolaps. Gruaja 34-vjeçare u nxor pas një ore pune, ndërsa personi i tretë i plagosur është një djalë 22-vjeçar i cili tani është i intubuar, me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 50 përqind të trupit të tij. Emri i tij është Robert Panaite dhe mësohet se ishte në katin e dytë.

Ai po largohej për të shkuar në punë. Sot është ditëlindja e tij dhe i riu kishte fjetur në shtëpinë e babait të tij, tani në Rumani, sepse ishte më komode për të.

I plagosuri i tretë është një djalë tjetër 22-vjeçar me origjinë siciliane, i cili pësoi një thyerje në legen dhe një dëmtim në kokë. Ai hyri në sallën e operacionit në orën 2 pasdite.

Fëmija 4 vjeçar u gjet i fundit. Mjekët tentuan ta mbajnë në jetë por nuk kishte më asgjë për të bërë për të.

Nasif, një punëtor i ri në një kompani ndërtimi, po punonte në rrugën Bramafame, disa metra larg ndërtesës së shembur pak para orës 9, në zonën Madonna di Campagna në Torino.

Ai ishte ndër të parët që ndërhyri, pas tij mbërritën disa ekipe të zjarrfikësve të Torinos së bashku me oficerët e policisë dhe karabinierët.

“Dëgjova shpërthimin si bombë dhe pashë zjarrin, kështu që vrapova për të ndihmuar: gjëja e parë që pashë ishte një burrë që bërtiste, i djegur. Mbi të kishte tulla, i lëviza dhe u përpoqa ta nxjerr nga rrënojat. Pastaj mbërritën zjarrfikësit. Ambulanca e mori atë ”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here