Vaksinimi anticovid, situta nuk pret, Astrit Beci: Te shfrytëzohet maksimalisht çdo dite !

0
679

Jo te presin shtatorin, por te shfrytezoje çdo dite dhe çdo qender shendetesore qe sa me pare te vaksinohen ! Kjo eshte thirrja qe u drejton  Drejtor i Operatorit te Sherbimit te Kujdesit Shendetesor per veriun e vendit, Astrit Beci, te gjithe qytetareve te Prefekturave Shkoder, Lezhe dhe Kukes. Ai e nisi me kete apel komentin per vendimin e nje dite me pare te  Ministrise se Shendetesise qe edhe muaj shtator te jete i hapur per vaksinimin anticovid.

Beci theksoi se kushtet qe vaksinimi te ecin me shpejt kane qene e jane ne tre prefekturat, Shkoder, Lezhe dhe Kukes. Problemi eshte qe qytetaret te shpejtojne per tu vaksinuar, pasi vetem keshtu eshte i sigurte parandalimi i rrezikshmerise se koronavirusit:

Nder tre prefekturat e veriut, me shume përhapje te covid – 19 ka Shkodra ! Ditet e fundit ka pasur nje rritjet e shpejte te numrit te infektimeve, ku vetem te marten kishte 134 raste në Shkodër, 18 në Vau i Dejës dhe 14 në Malësi e Madhe. Ne Shkodër ka arritur ne 1079 numri i te infektuarve nga koronavirusi, nje tregues domethenes  se situata nuk eshte aspak e mire, prandaj dhe vaksimi nuk duhet vonuar per asnje moment.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here