Covid, Shkodra e dyta pas Tiranes, rriten çdo dite rastet e infektimit me “Delta”, nenvleresimi i rrezikut kushton jete njerezore

0
816

Ne Shkoder, ne Vau Dejes dhe ne Malesi te Madhe nga dita ne dite po rritet numri i te infektuarve nga covid 19, varianti Delta. 1215 ka arritur numri i te infektuarve ne Shkoder, shifer e konsiderueshme kjo brenda pak diteve, ku vetem nje dite me pare kishte 119 raste te reja duke u renditur e dyta pas Tiranes me 246 raste.  Rritje te shpejte te numrit te infektuarve ka edhe ne Bashkine Vau Dejes, ku brenda nje dite u raportuan 23 raste, por jo me pak shqetesuese eshte situata edhe ne Malesi te Madhe ku u njoftua per 18 raste ne harkun e nje dite !

Kjo situate tregon per mosvleresimin sa duhet te masava parandaluese te infektimit nga covid 19-te. Levizjet e shumta, grumbullimet por ne veçanti ceremonite e ndryshme me shume njerez te pranishem, kane ndikimin e tyre kryesor ne shtimin e numrit te te prekurve nga koronavirusi ne rajonin e Shkodres. Ka nje nenvleresim te dukshem te ketij rreziku, pavaresisht apeleve te perditshme qe kane bere dhe vazhdojne te bejne mjeket, si per zbatimin e disa masava parandaluese ashtu dhe nevojen per tu vaksinuar sa me pare.

Sidomos rendesia qa ka vaksinimi i shpejte akoma nuk vleresohet seriozisht. Ne Shkoder kapaciteti i vaksinimit eshte per 2000 qytetare ne dite, nderkohe qe numri i te vaksinuarve brenda nje dite nuk i kalon 400 ! Mosshfrytezimi i ketij kapaciteti eshte me pasoja te renda, sa te kushton edhe jeten. Vetem gjate 24 oreve te fundit ka pasur 2 viktima te covid ne Shkoder. Rendimi i situates ne vjeshte nuk perjashtohet, nese nuk pershpejtohet vaksinim qe sot, pa humbur qofte edhe nje dite!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here