Spitali rajonal Shkoder, deri ne 220 vizita ne 24 ore, Dajti: Te semuret rende me covid drejt Tiranes

0
1005

 

Prane spitalit rajonal Shkoder ka nje numer te shtuar te rasteve qe kerkojne ndihme mjeksore, edhe te dyshuara me covid 19. Drejtori i spitalit rajonal Shkoder, Ardian Dajti thote se hyrja e turisteve pa asnje kufizim apo kontroll, zgjerimi i ceremonive si ato mortore ashtu edhe dasmave si dhe mbremjet festive jane shkaqet e rritjes se shifrave. Ne 24 ore ka patur deri ne 220 vizita ambulatore.

Rastet e renda pas diagnostifikimeve vijojne te dergohen ne Tirane. Shkodra nuk mban paciente me covid.

Aktualisht sipas ministrise se shendetesise ne Shkoder jane 1652 qytetare aktiv me covid 19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here