Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë që drejtohej nga shqiptarët, Veliu: Nuk do të ndalemi në goditjen e krimit

0
885

Një operacion i përbashkët antidrogë është ndërmarrë nga policia në Shqipëri, Spanjë dhe Gjermani.

Operacioni është koduar “Dobra”  dhe ka të bëjë me goditjen e një trafiku dhe kultivimit të marijuanës.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte edhe Drejtori i Policisë Shqiptare, Ardi Veliu i cili tha se hetimet zgjatën një vit. Veliu u shpreh se ky është bashkëpunimi i parë me Spanjën, por nuk do të ndalen  për të goditur krimin e organizuar dhe grupet kriminale.

Veliu: “Për gati 1 vit punë të gjatë investiguese dhe hetimore u bë i mundur finalizimi i këtij operacioni të madh ndërkombëtar. Policia shqiptare si pjesë përbërëse direkte në finalizimin e këtij operacioni ka qenë e përfshirë që në momentet e para duke ndihmuar me shkëmbimin e informacionit për të gjithë shtetasit shqiptarë të përfshirë. Kjo vërteton që policia shqiptare është e pjekur jo vetëm profesionalisht, por është edhe një partner i besueshëm për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit duke bërë të mundur goditjen e krimit të organizuar.

Ne nuk do të mjaftohemi me ndalimin e operacionit në këtë stad, por do të vazhdojmë me vendin tonë duke investiguar të gjitha pronat ët cilat mund të kenë ardhur si rezultat i këtij aktiviteti kriminal, sepse duke goditur dhe pjesën ekonomike i japim një goditje shumë të fortë këtij grupi kriminal. Ky është operacioni iparë që ne zhvillojmë me kolegët spanjollë, unë besoj dhe shpresoj se do të vazhdojmë dhe në të ardhmen të kryejmë operacione të përbashkëta.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here