Studim/ Mutacioni Delta dyfishon rrezikun e shtrimeve në spital

0
613
Healthcare personnel wearing protective suits and mask at work in the intensive care unit of the Brescia's Hospital, Italy, 19 March 2020. taly has reported at least 35,713 confirmed cases of the COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus and 2,978 deaths so far. The Mediterranean country remains in total lockdown as the pandemic disease spreads through Europe. Ansa/Filippo Venezia

 

Njerëzit e infektuar me mutacionin delta të koronavirusit kanë dy herë më shumë gjasa të përfundojnë në spital sesa personat e infektuar me variantin alfa, sipas një studimi në Britani, i cili lë të hapur mundësinë e përkeqësimit të mëtejshëm të sistemeve shëndetësore kombëtare në vjeshtë-dimër.

Studimi, i botuar në revistën mjekësore Lancet Infectious Diseases, tregon se përhapja e variantit Delta do të shtojë një barrë tjetër për shërbimet shëndetësore tashmë të mbingarkuara, veçanërisht në vendet me përqindje të ulëta të vaksinimit. Mutacioni Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, është shumë më ngjitës sesa lloji alfa, dhe studimi nënvizon aftësinë e tij  për t’i dërguar të infektuarit në spital, veçanërisht të pavaksinuarit.

Në studim,hulumtuesit analizuan të dhënat nga 43,338 pacientë në Mbretërinë e Bashkua midis 29 marsit dhe 23 majit.

Vetëm 1.8% e pacientëve, pavarësisht nga lloji nga i cili ishin infektuar, kishin marrë dy dozat e vaksinës, 24% një dozë dhe shumica (74%) ishin të pavaksinuar.

Rreth një në pesëdhjetë pacientë u shtruan në spital brenda 14 ditëve nga testi i parë pozitiv i koronavirusit, 2.2% kishin variantin Alfa dhe 2.3% kishin mutacion Delta.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh faktorë të tillë si mosha, origjina dhe sa doza të vaksinës kishin marrë pacientët, studiuesit zbuluan se rreziku i shtrimit në spital ishte më shumë se dyfishi i te varianti Delta sesa te varianti Alfa.

“Ky studim konfirmon gjetjet e mëparshme se, personat e infektuar me Delta kanë më shumë gjasa të kenë nevojë të shtrohen në spital sesa ata me Alfa, edhe pse shumica e pacientëve që studiuam në analizë nuk ishin të vaksinuar,” tha Dr Gavin. Dabrera, një epidemiolog me Shërbimi Shëndetësor Publik i Anglisë (PHE) dhe një nga autorët e studimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here