Kryetari i OSBE-së në Shqipëri paraqet raportin vjetor: Kemi arritur rezultate të mira në Shqipëri

0
637

 

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Vincenzo Del Monaco ka paraqitur ditën e sotme raportin vjetor përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

Ai bën me dije se qasje e OSBE-së ka sjellë rezultate konkrete e të matshme në të mirë të popullit të Shqipërisë.

“Qasja jonë “mbarë shoqërore” solli arritjen e rezultateve konkrete e të matshme në të mirë të popullit të Shqipërisë! Së bashku me Kryesinë e Radhës së OSBE-së që këtë vit mbahet nga Suedia do të vazhdojmë të promovojmë sigurinë dhe demokracinë, mirëqeverisjen dhe lirinë e medias, barazinë gjinore dhe përfshirjen e të rinjve. Dhe do t’ju tregojmë gjithçka në lidhje me punën tonë.”

Ambasadori vuri në dukje po ashtu edhe bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer mes Prezencës dhe mbarë institucioneve e shoqërisë civile shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here