PS mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama: Mandati i tretë fitorja më e vështirë për t’u merituar

0
478

Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare në Pallatin e Kongreseve. Asambleja u hap me fjalën e kryeministrit Rama i cili u shpreh se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare një parti  qeveris për të tretën herë radhazi. Rama u shpreh se mandati i tretë është fitorja më e vështirë që ka arritur dhe fitorja më e vështirë për t’u merituar.

Rama: “Ishim, dikur një opozitë e dalë nga një palë zgjedhje dërmuese. PD u rikthye në qeveri me vota pasi ishte larguar 8 vjet më parë. Ishte një parti që vuante humbjen demoralizuese, pasojë e çarjes së egër, fryrjes nga dhjami i pushtetit, shurdhimit ndaj zërit të njerëzve të zakonshëm, mpirjes së shqisës së solidaritet dhe sfilitjes nga lufta e brendshme. Një forcë politike pa disiplinë dhe pa orientim, e çoroditur dhe besim-humbur. U ngritëm me vështirësi duke u përpjekur shumë, ripërtërihemi, bashkohemi dhe riorganizohemi për t’u rikthyer në krye të vendit si një alternativë e re qeverisëse. Nuk ia dolëm dot në privën e parë, humbëm me një diferencë milimetrike.

Ajo që duhet kujtuar që na riktheu pas 8 vitesh ishte këmbëngulja e madhe për t’ia dalë, për t’;u forcuar dhe përmirësuar në çdo hap. Arritëm deri nën jë makineri elektorale të fuqishme, të ndërtojmë një skuadër përfaqësuese, të krijojmë një frymë fituese me një vizion. Si askush më parë në historinë e zgjedhjeve u rikonfiruam për të tretën herë. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Thjesht fakti që jemi në të parët që e arrijmë flet vetë për veçorinë. Kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për t’u merituar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here