“Shëngjin” dy adoleshentë e një 27-vjeçar përgatisnin e shisnin kokainë në plazh

0
896

Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëngjini” u vunë në pranga 3 shtetas posedues të lëndës narkotike dhe të armës së zjarrit.

Policia bën me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasit Serxhio Gjonaj, 27 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje; L. F., 17 vjeç dhe K. N., 16 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë.

Shërbimet e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për implikimin e këtyre shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në Shëngjin, Lezhë, pas një hetimi disajavor, kanë ushtruar kontroll në ambientin ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatisnin lëndën narkotike në doza, për shitje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza më lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi lënde narkotike cannabis, armë zjarri pistoletë, municion luftarak, peshore elektronike, një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm dhe një automjet.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here