Friday, June 14, 2024
Home Aktualitet Vaksinimi në botë/ Kryesojnë Malta, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëria...

Vaksinimi në botë/ Kryesojnë Malta, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëria ka 22% të popullsisë të vaksinuar plotësisht

0
539

Shqipëria ka 22% të popullsisë të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19. Sipas tabelës së përditësuar të New York Times për vaksinimin në gjithë botën, Shqipëria rezulton se ka 1 milion e 458 mijë e 48 të vaksinuar deri më 1 shtator.

29% e popullsisë shqiptare ka kryer të paktën një ose dy doza.

Nga ana tjetër Emiratet e Bashkuara Arabe mbajnë kryesimin si vendi që ka administruar më shumë doza në popullatë. 87% e popullsisë së vendit aziatik ka marrë të paktën një dozë.

Malta është në krye të tabelës si vendi që ka më shumë qytetarë të vaksinuar plotësisht, 82% e popullsisë.

Në Europë vendet që kanë përparuar më shumë me vaksinimin janë Islanda Portugalia 84%, Spanja 77%, Islanda 77%, Irlanda 75%, Belgjika 73%,  Britania e Madhe 72%. Franca 72%, Norvegjia 72% apo Italia 71%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here