Zjarret/ Rama falenderon ambasadorët Kim e Soreca, por dhe Peleshin: E nderoi Shqipërinë

0
538

Kryeministri Edi Rama ndodhet në aktivitetin që po zhvillohet në bazën ajrore në Farkë, lidhur me menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

Nga baza ajrore në Farkë kryeministri Rama ka vlerësuar Forcat e Armatosura për përballimin e situatës së zjarreve, duke thënë se ata kanë treguar sakrificë dhe përkushtim. Ai gjithashtu falenderoi ambasadorin Soreca dhe ambasadoren Kim si dy partnerë strategjikë që i janë gjendur Shqipërisë pranë. Kryeministri nuk la pa përmendur dhe ministrin Peleshi duke thënë se e nderoi Shqipërinë në momentin e vështirë që kaloi.

U sfiduan dhe vende më të përgatitura se ne

Rama: “Dua të them se ç’ka kemi parë deri tani si rezultat i reformës së emergjencave civile është inkurajuese  për të parë me optimizëm të konsiderueshëm rezultatin përfundimtar të këtij procesi. Ishte një muaj zjarresh që siç e pamë përfshiu botën dhe për t’u afruar te ne vuri në një pozitë të vështirë vende të afërta të cilat janë mësuar me sfidën e zjarreve të përvitshme dhe nuk kishin asnjë mundësi të na jepnin ndihmë, dhe jo vetëm kaq por kishin nevojë për ndihmë. Kam parasysh Italinë, Greqinë dhe Turqinë.

Janë 3 vende që i janë gjendur Shqipërisë gjithmonë pranë kur ka ardhur nevoja për të pasur mjete, por këtë herë e kishin të pamundur. Këtu dua të them se ky është një nga shembujt shumë kuptimplotë të rëndësisë të madhe që ka marrëdhënia jonë me BE dhe të rëndësisë së madhe që ka BE-ja për jetën tonë. Kjo nuk do të thotë që Shqipëria përbën ndonjë përjashtim dhe nuk është e rastësishme që BE ka ngritur nëj mekanizëm të brendshëm për të asistuar shtetet e familjes së vet që janë në emergjencë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here