Ne çdo pike librarie ka nisur shperndarja e teksteve shkollore. Nga klasa e pare deri ne klase te 9 librat jane falas, ndersa perfitojne edhe disa kategori te nxenesve ne gjimnaze. Specialisiti i kurrikules prane zyres vendore te arsimit, Ymer Vila thote se ne sistemin 9 vjeçar jane rreth 14 mije nxenes.
Regjistrimet per ne klase te pare pritet qe te vijojne edhe ne javet e para te muajit shtator pasi nje pjese e prinderve kane patur probleme me verifikimin e vendbanimeve dhe regjistrimet ne portalin ealbania. Deri ne keto moment ne klase te pare jane regjistruar rreth 1400 femije. Vila thote se ne bashkepunim me bashkine Shkoder po behen disa riparime ne disa shkolla te bashkise Shkoder ne menyre qe te jene gati per fillimin e procesit mesimor ne daten 27 shtator.