130 vatra zjarri dy muajt e fundit, shumë prej tyre kanë qenë të qëllimshme

0
514

 

Bilanci i bere nga reparti i zjarrfikëses se Malesise se Madhe per zjarret e muajve korrik – gusht dhe deri me 6 shtator, tregon per 130 vartra zjarri te identifikuara. Pergjegjesi i ketij reparti, Besnik Hasaj, tha se ne te gjitha keto eshte nderhyre per shuarjen e tyre, por mundet te kete patur edhe ndonje rast tjeter qe nuk eshte raportuar nga vëzhguesit e pyjeve. Pjesa me e madhe e ketyre zjarreve ka qene ne zonen fushore, kryesisht shkurre dhe toka qe beheshin gati per mbjellje ! Sipas analizes se zjarrfikëseve, nje pjese e konsiderueshme e ketyre zjarreve kane qene te qellimeshme nga individe te veçante me pretendimin e shtimit te sipërfaqeve per kullota., por qe rrezikuan edhe shtepi e varrezat siç ka qene vatra e zjarrit ne Grude Fushe. Ndersa ne pyje ka pasur 5 raste ne Kelmend, dhe 3 te tjera ne Maranaj dhe zonen e Shkrelit !  Hasaj tha se demtimet ne raste nuk kane qene te konsiderueshme, gjithsesi i perket ndërmarrjes pyjore te beje vlersimet e sakta. Per sezonin veror qe perkon me rritjen e temperaturave dhe shtimin e rasteve te zjarrit, ne Malesi te Madhe kane qene te angazhuar 4 mjete zjarrfikëse, 22 inspektore zjarrfikës, 12 vezgues dhe rreth 30 punetore te ndërmarrjes se pyjore. Pavareisht renies se temperaturave ditet e fundit, edhe kete muaj gatishmëria per shuarjen e zjarreve do te mbahet deri ne tetor, pasi edhe ditet e fundit nuk kane munguar rastet me zjarre, ndonëse jo alarmante. Tv1 – channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here