Nesër mblidhen ambasadorët e BE-së, Shqipëria mund të futet në zonë rreziku

0
999

 

Nisur nga shifrat e larta të Covid-19, bëjnë që vendi të bëhet pjesë e listës së kuqe. Shqipëria rrezikon të humbasë statusin e vendit të sigurt, nga pandemia e Covid-19.

Presidenca sllovene e Bashkimit Europian, mësohet ka përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë në mesin e shteteve që rrezikojnë të hiqen nga lista e vendeve të sigurta për udhëtimet drejt shteteve anëtare. Kjo çështje do të diskutohet të mërkurën nga ambasadorët e BE-së.

Nëse ata do të vendosin pro kësaj mase, qytetarët shqiptarë dhe ata serbë nuk do të udhëtojnë më pa kufizimeve në shtetet e bllokut.

Më 30 gusht, BE-ja zyrtarisht hoqi Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut nga lista e “vendeve të sigurta”, për shkak të shifrave në rritje mes përhapjes së variantit ”Delta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here