Dy vëllezër raportohet se janë plagosur në Shkodër, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mes të Postribës, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Të plagosurit janë transportuar në spital për mjekim, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për plagosjen e dyfishtë si dhe ka identifikuar autorin e plagosjes se dy vellezerve.
Shkodër/informacion paraprak
Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç.
Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.