Gjyqtarja Saida Dollani do të shqyrtojë çështjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Ankimi në gjykatë kundër vendimit për Mediun ështe bërë nga SPAK, i cili i kërkon Apelit të pranojë kërkesën për gjykimin e ish-ministrit.
Gjykata e Shkallës së Parë kundër Krimit dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.
Gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte Prokurorinë e Posaçme, duke mos i hapur rrugë rihetimit të ish-Ministrit për një nga dosjet më të bujshme me argumentin se ndjekja penale u parashkrua dhe se prokuroria nuk e hetoi për 10 vjet.