Do hapë seancën e Kuvendit, Çika shpërthen ndaj Bozos: Pinjolle e komunizmit, lavdëroi kryexhelatin Enver Hoxha

0
1233

Një ditë para mbledhjes së Kuvendit të ri, seancë e cila do të drejtohet nga deputetja më e vjetër por e futur rishtazi në politikë, Luljeta Bozo, kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë, Nebil Çika, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj saj duke e cilësuar një pinjolle të komunizimit.

Çika risolli në vëmendje edhe deklaratën e saj pak muaj më parë se Enver Hoxha, kryexhelati i Shqipërisë, ka qenë burrë i mirë.

Çika: Nesër parlamentin do ta hapë një pinjolle e drejtëpëdrejtë e familjeve të diktaturës komuniste nga të dyja anët nga vetë dhe burri. Vetëm para 3 muajsh ajo deklaronte në media se Enver Hoxha, kryexhelati i Shqipërisë është një burrë i mirë. Ju kërkoj përfaqësuesve tanë në parlament ti konsiderojnë ata jo si një parti rivale por si pasardhës të papenduar madje dhe pjesë të atyre që përgjaken Shqipërinë për 45 vjet dhe vazhdojnë ta përgjakin me metoda të ndryshme dhe sot.

Deklaratën ai e bëri nga Shkodra në ceremoninë përkujtimore për 75-vjetorin e kryengritjes së Postribës.

Sipas tij, nëse martirët antikomunistë nuk vlerësohen dhe ata që kryen krime nuk ndëshkohen, Shqipëria nuk do të ketë paqe.

Çika: Është një lumë gjaku midis nesh dhe atyre. Derisa ne të vazhdojmë të konsiderojmë ne dhe ata, ky vend është në diktaturë.

Çika tha ndër të tjera se burrat dhe gratë e Postribës dhe të tjerët në gjithë  Shqipërinë që sakrifikuan jetën dhe familjet e tyre për të mbrojtur lirinë tonë kombëtare dhe shoqërore meritojnë të jenë në altarin tonë të historisë kombëtare.

Çika: Ne pasardhësit e të përndjekurve politikë, të antikomunistëve jemi të prirur që ta shohim Postribën dhe çdo ngjarje jo si gjëmë por si krenari. Ajo që na ndan ne me pjesën tjetër të popullit shqiptar është se ne qëndruam i vumë gjoksin diktaturës komuniste kur të tjerët nuk guxonin as të ngrinin sytë ta shikonin.

Burrat dhe gratë e Postribës dhe  ata të tjerët në gjithë  Shqipërinë që sakrifikuan jetën dhe familjet e tyre për të mbrojtur lirinë tonë kombëtare dhe shoqërore meritojnë të jenë në altarin tonë të historisë kombëtare. Kjo nuk ka ndodhur pasi edhe 30 vjet pas rënies de jure të komunizmit dhe 75 vjet nga kryengritja e Postribës historinë vazhdojnë të shkruajnë komunistët dhe bijtë e tyre.

Jo rastësisht nga të gjithë këtu jemi pinjollë të atyre martirëve, atyre familjeve që dhanë jetën, sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë. Ka një ndarje mes shqiptarëve, jemi ne anti-komunistët, patriotët, qytetarët e lirë të këtij vendi që shkrinë gjithçka për të bërë Shqipërinë dhe janë ata që kanë shkrirë dhe po shkrijnë Shqipërinë për të bërë pasurinë e tyre për pushtetin e tyre.

75 vjet më vonë ne jemi sërish ballë për ballë me bijtë e etërve, shpesh herë edhe brenda radhëve tona. Edhe brenda nesh shpesh herë jemi detyruar të votojmë dhe të mbështesim djemtë apo nipërit e atyre që pushkatuan këta burra apo burgosën e internuan gjithë Shqipërinë.

I bëj thirrje PD që ne e kemi mbështetur dhe është e pranishme sot këtu të gjejë forcën dhe të vijë në linjën politike dhe ideologjike të këtyre burrave dhe grave dhe gjithë martirëve anti-komunistë në Shqipëri sepse është partia e idealeve të tyre. Çdo heqje dorë nga antikomunizmi është gjëmë jo për PD dhe ne po për gjithë Shqipërinë.

Në ceremoninë e organizuar ishte i pranishëm edhe nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj, i cili përcolli përshëndetjen e Lulzim Bashës në përkujtimin e kësaj ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here