Kane kaluar dy vite nga perfundimi i segmentit rrugor prej 5 kilometer ne Berdice, pjese e aksit Shkoder – Velipoje, dhe akoma nuk ka përfunduar demshperblimi i fermereve ! Aleksander Pashuku, njeri prej fermereve qe ankohet, përmend emrat e 6 familjeve qe nuk jane deshmperblyer per token e zene nga traseja e Rruges, ndonëse kane aplikuar 3 vite me pare:
Pashuku thote se me dhjetra here kane shkuar ne agjencine shteterore te kadastres Shkoder dhe ne Bashki, por deri sot nuk kane marre zgjidhje. Ata presin ndërhyrjen e kryetares se bashkise, Voltana Ademi, per te marre fund keto zvarritje, dhe marrjen e parave per token e shpronësuar:
Nderkohe qe akoma nu ka përfunduar plotësisht shpronësimi i tokes se zene nga ky segment rrugor, demtimet e mbrojteseve metalike jane te pranishme ne dy anet e rruges. Nje pjese e tyre jane hequr nga vete banoret, ndersa te tjerat jane demtuar nga automjete te tonazhit te larte. Se paku 18 pika te rrezikshme per aksidente ka ky segment, per te cilat kërkohet sa me pare nderhyrja e inspektoriat te qarkullimit rrugor per rivendosjen e sinjalistikes.