Parandalimi i përmbytjeve, në Dajç deri tani asnjë ndërhyrje

0
531

  

Deri ne keto momente, asnje nderhyrje nuk eshte kryer ne njesine administrative te Dajçit per te minimizuar permbytjet gjate stines se Dimrit.  Pergjegjesi i kesaj njesie, Gjovalin Darragjati, kujtoi nevojen per përforcimin e argjinatures se Darragjatit dhe dy segmenteve te tjera ne Dajç, por Bordi Rajonal i Kullimit ne Lezhe, akoma nuk ka nisur nga puna ne terren:

Darragjati tha se kane ardhur gjate veres specialistet e Bordit te Kullimit dhe kemi komunikuar per ndërhyrjet qe duhet te bejne. Por fakti qe nuk kane  vepruar deri sot, nuk do te thote qe te mos nderhyjne per periudhen e mbetur:

Dajçi ka disa argjinatura, nje pjese e te cilave kane nevoje te përforcohen, pasi çarja e tyre do te ishte me pasoja katastrofike per kete zone e me gjere:

Njesia administrative Dajç ka 2600 hektare bujqesore e ndare per 2200 fermere. Gjate përmbytjeve te muajve janar – shkurt te ketij viti, ne kete njesi u permbyten rreth 2000 hektare toke per nje periudhe 3 javore, pjesa dërmuese e saj e mbjellur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here