Ndërpritet seanca plenare/ Basha nuk pranoi të flasë pa praninë e Ramës

0
482

 

Ka rinisur dhe është ndërprerë pas rreth 17 minutash debat seanca parlamentare maratonë. Shkak është bërë mungesa e kryeministrit Edi Rama.

PD ka kërkuar menjëherë ndërprerjen e seancës dhe kthimin e kryeministrit në parlament për të dëgjuar opozitën. Deputeti i PD Alfred Rushaj tha opozita e respektoi detyrimin kushtetues.

“Opozita ndenji në seancë dhe dëgjoi lloj-lloj gjërash që vetëm me programin nuk kishin të bënin. Kërkojmë që të ndërpritet seanca, të vijë kryeministri dhe të dëgjojë propozimet e opozitës”, deklaroi Rushaj.

Nga ana tjetër kreu i PD Lulzim Basha, të cilit i është dhënë fjala nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka pranuar të flasë pa ardhur kryeministri në sallë.

 

 

Alfred Rrushaj: Unë nuk mendoj që ka seancë më të rëndësishëm plenare se sa sot ku do të miratohet plani që ka qeveria dhe kryeministri për 4 vitet e ardhshme, këtu ta ndërpresim seancën.

Lindita Nikolla: Unë kam një lajmërim që mungesa e tij është për arsye shumë të rëndësishme pune.

Taulant Balla: Unë e kuptoj që opozita dhe kryetari i opozitës ka dëshirë të marri fjalën kur të jetë kryeministri në sallë. Por të nisim me deputetët e tjerë dhe kryetari i opozitës ta marri fjalën kur të jetë kryeministri në sallë.
Alfred Rushaj: U bënë disa herë që kërkojmë gjëra që janë të ligjshme, kushtetuese dhe ju na i refuzoni. Cfarëdolloj arsye të ketë pasur kryeministri, s’ka asgjë më të rëndësishme se kjo seancë. Ne jemi të gatshëm të ndërpresim seancën, të presim kryeministrin sapo të mbarojë kryeministri dhe të nisim përsëri.
Lindita Nikolla: Unë kam njoftim që zoti kryeministër në orën 17:00 do të jetë këtu dhe të nisim me deputetët e tjerë.
Alfred Rrushaj: Në këto kushte ne si grup parlamentar duam të marrim një vendim dhe kërkojmë të ndërpritet seanca.
Lindita Nikolla: Sa kohë doni?
Alfred Rrushaj: 47 minuta.
Lindita Nikolla: Okay, atëherë bëjmë 15 minuta pushim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here