Berisha: Mirënjohje të thellë demokratëve për Foltoren madhështore të Shkodrës!

0
864

 

Sali Berisha, nismëtari i “Foltores”, lëvizjes për rimëkëmbjen e Partisë Demokratike, ka përshëndetur sot në veçanti, demokratët e qarkut të Shkodrës për takimin e shkëlqyer që organizuan mbrëmjen e së premtes në këtë qytet.

Berisha shkroi sot në Fb, duke i përmendur thuajse një për një për t’i falenderuar, organizatorët e degës së PD-së që mundësuan një bashkëbisedim që i tejkaloi pritshmëritë.

“Mirëmëngjes miq, – shkroi Berisha në Fb. – Me këtë foto nga Foltorja madhështore e Shkodrës dua të përshëndes dhe të shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë demokratet dhe demokratët e Shkodrës që morën pjesë, që nga themeluesit e degës deri te anëtarët më të rinj, të përshëndes te nënkryetarët e PD, sekretarinë e degës së PD, Kryetarin e FRPD, kryetarët e grup-seksioneve dhe seksioneve për organizimin e shkëlqyer si dhe nënkryetarët e bashkisë për praninë e tyre në uraganin e shpresës së PD!

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju miq! Fundjave të bukur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here