Rritja e çmimeve, Kombet e Bashkuara: Niveli më i lartë i 10 viteve

0
378
25 June 2019, Rome, Italy - FAO CONFERENCE - Forty-first Session - Commission II - morning session. FAO Headquarters. (Green Room) Photo credit must be given: ©FAO/Pier Paolo Cito. Editorial use only. Copyright ©FAO.

 

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), pranon se ka një rritje të çmimeve në mbarë botën. Shkak për këtë shtrenjtim është bërë shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si guri apo vaji.

“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve”,- thotë ekonomisti Abdolreza Abbassian. Po ashtu është shtrenjtuar me 1.7% çmimi i vajit vegjetal në raport me muajin gusht, ndërsa në krahasim me shtatorin e 2020, çmimi i vajit është rritur me rreth 60%.

FAO parashikon që të prodhohet 776.7 milion ton grurë në 2021, ku rendimenti thuhet se do të jetë më i lartë në Evropën Lindore dhe Australi, të cilat pritet të kompensojnë rënien e prodhimit në Kanada dhe Federatën Ruse.

Prodhimi botëror i orizit është parashikuar në 50 milion ton, një rekord i ri, duke reflektuar kryesisht pritjet më të mëdha nga prodhimi kryesor që është India.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here