Procesi i vettingut ka shkaktuar jo pak probleme në mirëfunksionimin e gjykatave në qytetin e Shkodrës. Në gjykatën e apelit nga dhjetë gjyqtarë që duhet të ishin në funksion, vetëm 5 prej tyre ndodhen aktualisht në detyrë duke krijuar kështu probleme dhe zvarritjen në vendimmarrjen e çështjeve gjyqësore.
Kryetari kësaj gjykate, Fuat Vjerdha tha se aktualisht po gjykohen çështje civile të vitit 2018 , duke krijuar kështu një tejzgjatje më shumë se 3 vjeçare të këtyre proceseve.
Por kjo problematikë nuk ndodh vetëm në gjykatën e Apelit , pasi nga vettingu janë shkarkuar gjyqtarë edhe në gjykatën e shkallës së parë .Nga 14 gjyqtarë që duhet të ishin në detyrë, vetëm 9 prej tyre ushtrojnë funksionin.