A do të jetë kandidate për kryetare bashkie nëse përsëriten zgjedhjet? Ja si përgjigjet Voltana Ademi

0
2147

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

E pyetur nga gazetarët nëse do të rikandidojë për kryetare bashkie nëse Gjykata vendos ripërsëritjen e zgjedhjeve, Ademi shprehet se më parë duhet që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim.

Ademi: Unë mendoj që duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë, pastaj do të pasohet me procese të tjera që janë të institucioneve që do të legjitimojnë një proces të lançuar nëse do të ketë të zgjedhjeve. Kërkesa jonë mbetet kjo; qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjegjësinë të kenë zgjedhje të rregullta vendore. Kjo është ajo kërkesë që do të konkludojë dhe shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here