Komisioni i Ekonomisë, Krifca sqaron deklaratën për “Akademinë e Barinjve”: Nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës! Të mbështesim stanet me infrastrukturë apo me panele diellore

0
872

Komisioni i Ekonomisë, Krifca sqaron deklaratën për “Akademinë e Barinjve”: Nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës! Të mbështesim stanet me infrastrukturë apo me panele diellore

Në Komisionin e Ekonomisë këtë të martë është shqyrtuar buxheti i Ministrisë së Bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në këtë mbledhje sqaroi edhe deklaratën e saj për të hapur “Akademinë e Barinjve”.

Ajo theksoi se është marrë si shembull në disa vende të ndryshme në botë, me qëllim krijimin e një qasje drejt zgjidhjes së migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut.

“Ka pasur një keqkuptim të ndodhur me artikulimin e fjalës akademi. Së pari unë në vijim të komisionit unë kërkova ndjesë për mënyrën se si u drejtova deputetes, është pjesë e emocioneve dhe entuziasmit mes kolegëve e kuptova qe nuk ishte mënyra e duhur. Në lidhje me fjalën akademi, nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës, Zvicër e shumë të tjera. Ka një qasje të migrimit të profesionit, të atyre të vështira, po përpiqemi që të japim mbështetje për këtë profesion për ti angazhuar me tej. E kemi konsultuar dhe me donatorët. Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e vete. Unë që në periudhën time si drejtoreshë, jam konsultuar. Është një program që do ta përforcojmë për ta ruajtur traditën, jo vetëm te barinjtë por dhe të fermerëve të rinj. Do kemi kohë ta shpalosim programin në vijim. Desha ta sqaroj se ka pasur vëmendje dhe në media”, tha ministrja e Bujqësisë.

Gjatë fjalës së saj, gjithashtu theksoi se buxheti i 2022 do të jetë një mbështetje e lartë për fermerët dhe jo vetëm.

“Kemi buxhetin me të madh që kemi pasur ndonjëherë. Brenda programit është mbështetja për fermerët. Tek buxheti 2.2 miliardë do të jetë mbështetja direkte për fermerët. Ne i kemi monitoruar çmimet, çmimet ndërkombëtare janë rritur ndjeshëm. Për blegtorinë do të jepet mbështetje e drejtpërdrejtë me lek për litër. Ne kemi rritje të eksporteve me 16.4 % dhe kjo tregon se ne kemi vëmendjen tek bujqësia…Po synojmë të shkojmë drejt një bujqësie me rendiment të lartë, duke synuar të shfrytëzojmë çdo centimetër tokë”, tha më tej ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here