Mot me diell por i freskët, ja parashikimi për sot

0
453

Rrymat e ftohta ajrore me origjinë verilindore do të kushtëzojnë në vendin tonë mot kryesisht të qëndrueshëm.

Për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë prezente në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të dukshme paraqiten zonat malore përgjatë kufirit lindor por nuk parashikohen reshje.

Parashikohet që pasditja të vijoje me kthjellime dhe kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor- Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here