Tiranë/ Përplasen 2 makina në kryqëzimin e ’21 Dhjetorit’, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri i njërës makinë

0
580

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 11 nëntor, në kryeqytet.

Mësohet se 2 makina janë përplasur në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”.

Makina me shofer shtetasin Emirjan Dako 30 vjeç është përplasur me mjetin e shtetasit Luan Cenollari.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi Luan Cenollari dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi Ali Bejon, 69 vjeç.

I plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër Emirjan Dako, i cili pritet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale te Trauma.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here