Thursday, April 18, 2024
HomeKronikaArrestohen 5 persona dhe procedohen 3 të tjerë në Lezhë se qarkullonin...

Arrestohen 5 persona dhe procedohen 3 të tjerë në Lezhë se qarkullonin pa leje drejtimi

-

 

Policia e Lezhës ka arrestuar pesë drejtues mjetesh pasi janë kapur në akset rrugore Lezhë-Shkodër, Lezhë-Milot dhe Milot-Mamurras duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.

Po ashtu tre të rinj janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar edhe 30-vjeçari E.L., banues në Gurëz pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij 26-vjeçaren Dh.L.

Sakaq materialet hetimore u referuan në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

DVP Lezhë -Informacion

Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës 3 drejtues të tjerë .

Gjithashtu, vihet në pranga 30-vjeçari, për veprën penale “Dhuna në familje “.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :E.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, Xh.D., 57 vjeç, banues në Fushë Mamurras, A.L., 18 vjeç, banues në Zhejë, Kurbin, L.Gj., 57 vjeç, banues në Krujë dhe E.Z., 29 vjeç, banues në Laç .

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës shtetasit :N.Ll., banues në Mirditë, M.L. dhe M.A., banues në Lezhë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në akset rrugore Lezhë-Shkodër, Lezhë-Milot, Milot-Mamurras, duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.L., 30 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Dh.L., 26 vjeçe.

Materialet hetimore u referuan në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts