Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetCOVID-19 në Shqipëri/ Rritet numri i vdekjeve, 18% më shumë se viti...

COVID-19 në Shqipëri/ Rritet numri i vdekjeve, 18% më shumë se viti 2020

-

 

Numri i vdekjeve në Shqipëri është rritur në nëntë muajt e parë, krahasuar edhe me vitin pandemik. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në harkun e muajve janar-shtator, humbën jetën 21,471 qytetarë nga 18,208 në vitin 2020.

Rritja e fataliteteve në zërin e ekspertëve të Shëndetit Publik, nuk erdhi vetëm si shkak i humbjeve të qytetarëve që nuk mundën të përballonin virusin në spitale si dhe në banesë, por edhe nga pasojat që Covid-19 la te pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese, duke i rënduar ato më tepër.

Vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare zënë 52,2 për qind të vdekjeve në vitin 2020, ku humbur jetën 14.422 qytetarë, me një rritje prej 23,2 për qind krahasuar me vitin 2019. Po në vitin 2020, tumoret zunë 13% të vdekjeve, ku humbën jetën 3589 qytetarë.

Shifrat vijojnë të rriten edhe për këtë vit. Krahasuar me mesataren e viteve 2016-2019, ku shifra e fataliteteve ishte 16,359, treguesi u rrit me mbi 31 për qind këtë vit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts