Tuesday, August 9, 2022
HomePolitikë''Foltorja në Kurbin''/ Berisha: Të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme

”Foltorja në Kurbin”/ Berisha: Të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme

-

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, këtë të premte ka zhvilluar takim me demokratët në Kurbin.

Berisha theksoi se kreu i opozitës Lulzim Basha është marrë peng nga kryeministri Edi Rama për qëllime të tij persona. Ish-kryeministri u shpreh se situata në vend është kritike, ndërsa bëri thirrje për një lëvizje të fuqishme

“Në 8 vite janë më vështirat për ju sepse nga një anë kishit qeverinë që mbante qëndrim armiqësor ndaj jush. Por kishit edhe kreun e opozitës i cili në çdo marrëveshje do të favorizonte qeverinë dhe do të kalonte nga humbja në humbje pa u kujtuar se ai që humbet duhet të largohet nga skena politike.

Të gjitha këto bënë që në këto 8 vite të na mbyllen dyert e Europës dhe të mos hapen negociatat për procesin e anëtarësimit, bënë që investitorët të mos shkelin në Shqipëri dhe sollën rritje të borxhit të brendshme. Në këto vite u rrit 7-8 herë më shumë se 8 vitet e mëparshme. Ku shkuan miliardat dhe eurot e marra borxh? Përfunduan në disa kilometra autostradë dhe rrugë, në udhëtime luksoze të ministrave , në udhëtime private… ku një fluturim shkon deri në 300 mijë euro, ndërkohë që bashkëqytetarët kalojnë dimrin në çadra pasi shtëpitë e tyre nuk ndërtohen. Edi Rama përjetoi një eufori të jashtëzakonshme me mandatin e tretë të cilin e grabiti nëpërmjet blerjes së votës të paktën me 130 milion euro. Ai mori mandatin e tretë duke nxjerrë në treg dhe përdori për qëllime terroriste të dhënat personale. Rama përdori banda dhe kriminelë, por çfarë bëri peng Basha i cili u zotua para jush se do të mbronte votën? Ai i dha fitoren pa marrë pjesë në garë në zgjedhjet lokale…Shqipëria ndodhet në krizë…Të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme për rithemelimin e PD-së. Edvin fundin e ke të afërt, Kurbini është në këmbë, mjerë ti çdo të heqësh. Atë paralajmërim që i bëra Nano po ta bëj edhe ty nga kjo sallë, fatin e tij do të pësosh, bëj gati valixhet , nisu për Beograd . Në Shqipëri nuk ke vend, mos harro me marrë me vet edhe Lul pengun.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts