Friday, March 29, 2024
HomeShendetesiPresidentja e KE: Është koha që BE të shqyrtojë vaksinimin e detyrueshëm

Presidentja e KE: Është koha që BE të shqyrtojë vaksinimin e detyrueshëm

-

 

Në një konferencë për shtyp, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se  mund të marrë në konsideratë vaksinimin  e detyrueshëm për të gjithë Evropën, për shkak të variantit të ri me 32 mutacione, Omicron.

“Nëse do të më pyesnit se cili është mendimi im personal, do t’ju thosha se para dy-tre vitesh nuk mund ta imagjinoja kurrë se çfarë po përjetojmë sot me këtë pandemi të tmerrshme.

Ne kemi vaksinat që shpëtojnë jetë, por nuk përdoren aq sa duhet kudo. Kjo rezulton në një kosto të madhe për shëndetin. Nëse shikoni numrat, tani kemi 77% të të rriturve në BE të vaksinuar plotësisht dhe 66% të popullsisë së përgjithshme. Kjo do të thotë se 1/3 e popullsisë evropiane nuk është vaksinuar, pra rreth 150 milionë njerëz. Kjo eshte shume. Sigurisht, jo të gjithë mund të vaksinohen. Ka fëmijë shumë të vegjël, për shembull, ose disa që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore, por shumica dërrmuese munden.

Është e kuptueshme dhe e përshtatshme të fillojmë këtë debat se si mund të inkurajojmë dhe mundësisht të shqyrtojmë vaksinimin e detyrueshëm në BE. Kjo është diçka që kërkon diskutim dhe një qasje të përbashkët. Është një debat që besoj se duhet të zhvillohet”, u shpreh presidentja.

Von der Leyen tha se 27 vendet anëtare të BE-së duhet të aprovojnë me shpejtësi dozat e treta dhe të mbështesin vendet që aplikojnë përkohësisht testet PCR para udhëtimit edhe brenda kufijve të bllokut.

Prodhimi i vaksinës Pfizer / BioNTech kundër Covid për fëmijët do të përshpejtohet dhe dozat do të jenë të disponueshme në Bashkimin Evropian më 13 dhjetor, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kryetari i Komisionit shpjegoi se ky informacion vjen nga kompania farmaceutike që prodhon vaksinën më të përdorur në mesin e 27 vendeve anëtare të BE-së.

“Kam folur me BioNTech / Pfizer për vaksinat për fëmijët dhe kam pasur një lajm të mirë dje,” shtoi ajo. “Ata kanë potencialin për të përshpejtuar prodhimin. “Me fjalë të tjera, vaksinat për fëmijët do të jenë në dispozicion nga 13 dhjetori” , tha ajo.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts